Wednesday, June 4, 2008

Pozita Gjeografike dhe Mjedisi Natyror

Kordinatat gjeografike te Divjakes jane: gjatesia 3 km dhe gjeresia 1 km. Lartesia mbi nivelin e detit varion nga 3m deri ne 5m. Largesia nga rruga lokale deri ne rrugen nazionale eshte rreth 16 km. Per tu ardhur ne ndihme banoreve qe te udhetojne ne vende te ndryshme ne divjake ndodhet nje stacion autobuzash qe ploteson nevojat e qytetareve.
 
Divjaka shtrihet ne brendesi te nje fushe. Ne territorin e saj ka pasuri nentokesore siç eshte gazi natyror. Keto pasuri jane shfrytezuar nga njerezit qe prej 30 vjetesh. Format kryesore te relievit jane : koder - 100Ha,  fushe - 1800Ha,  pyll - 1275Ha,  sip.ujore - 595Ha.  
 

Klima  eshte mesdhetare dhe eshte nje klime jo e shendetshme sepse ka shume kontraste midis stineve. Temperatura mesatare shumevjeçare vjetore eshte 21°C.
Temperatura mesatare shumevjeçare e Janarit eshte 5°C.
Temperatura mesatare shumevjeçare e korrikut eshte 30°C. Temperatura minimale absolute eshte -1°C.Temperatura maximale absolute eshte - 38°C. Rreshjet bien kryesisht ne stinen e pranveres. Rreshjet e debores jane te rralla ne kete vend. Rreshjet e bresherit bien me shume ne stinen e pranveres. Takohen deri ne 3 dite me bresher ne vit. Ngricat jane te rralla.
 
Takohen deri 10 dite me ngrica ne vit. Ngricat e para shfaqen ne muajin Janar ndersa te fundit ne muajin Mars. Periudha e thatesires zgjat rreth 90 dite ne vit. Ka patur raste edhe te thatesirave te tejzgjatura dhe kane qene rreth 3 raste ne 10 vjet.
Era eshte e shpeshte. Ererat dominuese te gjysmes se ngrohte te vitit vijne nga jugu ndersa te gjysjmes se ftohte nga veriu. Ne Divjake nuk mungon edhe rasti i stuhive. Ato ndodhin me shpesh ne Mars dhe numerohen mesatarisht 2 dite me stuhi ne vit. Demet qe kane sjelle stupite kane qene: rrezimi i dritherave, rrezimi i pemeve te vjetra qe shpesh here shkaktonte edhe rrezimin e linjave elektrike.
 

Posted by a1 at 19:58:54 | Permalink | No Comments »

Informacion per vizitorét

Plazhi i Divjakes

Duke qene se ne
Shqiperi çmimet ndryshojne vazhdimisht, vizitorët jane tê këshilluar që
të informohen rreth kostos se transportit, strehimit dhe ushqimit nga
operatorët turistikë në Tiranë dhe ne rrethe ose nga Shoqata e Ruajtjes
dhe Mbrojtjes se Mjedisit Natyror (PPNEA)

Udhëtimi per në Karavasta

Per
të udhëtuar per në lagunen e Karavastasé nuk ka nje transport të
rregullt. Ne qytetet kryesore mund të meret me qira nje taksi. Distanca
nga Tirana né Karavasta është 120 km dhe udhëtimi normalisht

Udhëtimi perreth Lagunës së Karavastasë

E
vetmja mundësi e transportit perreth lagunes është marrja me qira e nje
automjeti. Per informacion drejtohuni në qendren e informacionit në
qytetin e Divjakës.

Strehimi

Ne
qytetin e Divjakës gjenden me lehtësi dhoma fjetje me qera dhe banorët
vendas njihen per një mikpritje shumë te ngrohte. Informacion per sa me
sipër mund të merret në qendrén e informacionit në sheshin qendror te
qytetit të Divjakës, e cila ben dhe prenotimet.

Ushqimi
Ne
plazhin e Divjakës gjenden shumê restorante té vegjel dhe bare disa
prej të cilave ofrojnê një menu té pasur me peshk të freskët.
Gjithashtu banorêt vendas qe japin dhoma me qera sigurojnë edhe vaktet
e tjera te ushqimit sipas kérkesave te pushuesve.

Cfare i ofron Karavastaja vizitorëve

Informacion
te mëtejshëm mund te gjeni në qendren e informimit né Divjakë, ose
nepérmjet kontaktimit me Shoqaten e Ruajtjes dhe Mbrojtjes se Mjedisit
Natyror (PPNEA) ne Tiranë: Rruga “Asim Vokshi’, Pail. 33 Shk.4 Ap.7,
Tiranë, tel/fax 22839.
 

Posted by a1 at 19:55:18 | Permalink | No Comments »

Pak Historik nga Qyteza e Divjakes

Bashkia e Divjakes ben pjese ne qarkun Fier dhe shtrihet ne Ultesiren Perendimore te Shqiperise. Divjaka kufizohet ne Veri me Emisarin e Terbufit (vendasit e quajne “Kanali i madh”). nga Lindja ka per kufi kodrat e Germenjit dhe Shenepremtes, ne Jug kufizon me fshatin Xeng dhe ne Perendim shtrihet pisha (Park Kombetar). Vendasit pyllin e pishes e quajne “Vgjesht” d.m.th pishe e bute.

Perrenjte e Dikurshem

Dikur ne mes te fshatit kalonte perroi i Murtajes qe vinte rrembyeshem nga kodrat e Germenjit te Vogel. Nga Jugu ndodhej perroi i Vikthit, i cili ushqehej me uje nga perroi i Vidhit qe zbriste nga kodrat e Germenjit te Madh. Te dy keta perrenj bashkoheshin tek Lera e Prenit e cila derdhej ne kenete. Shpeshere gjate kohes se dimrit dhe vjeshtes keta perrenj pengonin kalimin e banoreve nga nje pjese e vendit ne tjetren dhe permbytnin sidomos lagjet, Zhuka dhe Pasku.
Ne Verilindje te fshatit ndodhej Blaca, nje mocal i madh qe zinte me dhjetra hektare toke plote kashte e truske ke vendasit zinin peshk e gjuanin shpend e kafshe te egra. Ne vitin 1935 fshati u mundua ta thante mocalin me ane te nje kanali por nje pjese ngeli akoma mocal.

Fshati ka patur shume sope rere. Nje nga me te njohurit ishte Sopi i Madh, i gjate rreth 5 km, qe e ndante Divjaken gati ne dy pjese te barabarta, me kodrat ne lindje dhe me pishen ne perendim. Ky sop fillon nga kanali i madh ne jug dhe perfundon ne veri te fshatit Mize. Ne disa vende ky sop ngrihet mbi kater metra i larte. Afer varrezave te fshatit ndodhej Sopi i Manofeve, pjese e sopit te madh. Ne kete sop qene varrosur gjate lufterave te para shume ushtare te huaj, sidomos Turq qe vendasit i quanin “Manof”. Ne te dalur te fshatit, nga perendimi, eshte Sopi e Lundres e shume sope te tjere prej rere me toponime te ndryshme, rreth 50 te tille. Keto sope jane te lena mbas nga deti Adriatik qe ne kohet e lashta parahistorike. Shumica e ketyre sopeve jane zhdukur per shkak te kanalizimeve gjate viteve, me perjashtim te Sopit te Madh, i cili sa vjen e zvogelohet nga rera qe merret per ndertime te ndryshme.
 

Posted by a1 at 19:54:09 | Permalink | No Comments »