Thursday, June 5, 2008

Gjykata i heq Aldo Bares pronesine e Karavastase

Laguna e Karavastase nuk do te jete me prone e Aldo Bares, i akuzuar si kreu i “Bandes se Lushnjes”, per te cilen eshte ne proces gjyqesor. Gjykata e Krimeve te Renda aprovoi kerkesen e prokurorise per sekuestron e hapesires qe perdorej per gjueti peshku prej vitesh dhe e cilesuar si strofull strehimi per kryerje te veprave kriminale nga ana e anetareve te grupit. Ky ka qene edhe vendimi i dhene dha nga ana e togave te zeza diten e djeshme, qe i heq te drejten e administrimit 37-vjecarit perreth 14 mije metra katrore siperfaqe ne aktivitet biznesi e banesa te ndryshme ne qytetet e Divjakes dhe te Lushnjes. Pas kerkeses se bere nga ana e prokurorit Adnan Xholi, gjykata i ka kaluar Karavastane qeverise per administrim, pasi eshte vleresuar si nje prone e paligjshme. Laguna ka qene prona e Alfred Shkurtit dhe per vite me radhe, sipas hetimeve te kryera nga ana e prokurorise, eshte perdorur per nje sere veprash penale. Nga pergjimet e kryera, dyshohet se nga kjo lagune ka nisur edhe trafikimi i lendeve narkotike, per te cilen akuzohen te pandehurit e bandes. Sipas vendimit te dhene dje nga Gjykata e Krimeve te Renda, kreut te grupit i jane sekuestruar shoqeria “Laguna Karavasta” sh.p.k, e cila ka nje siperfaqe prej 11792 meter katrore, me vendndodhje ne Divjake te Lushnjes. Se bashku me Lagunen i jane sekuestruar edhe 1216 meter katrore ndertesa, si dhe pajisjet brenda objekteve, se bashku me barkat e peshkimit, rrjetat, apo dajlanet. Mesohet se gjykata ka marre edhe nje vendim ne lidhje me sekuestrimin e nje vile ne qytetin e Lushnjes, e cila ishte ne pronesi te Bares. Sipas vendimit, behet fjale per nje siperfaqe 470 metra katrore, kjo e ndodhur ne lagjen “Clirimi” te qytetit te Lushnjes, ku perfshihen 24 metra katrore garazh, si edhe 48 metra katrore magazine. Nen sekuestro jane vene edhe te gjitha pajisjet, te cilat ndodheshin brenda tyre, pasi organi i akuzes ka vleresuar se jane vene ne menyre te paligjshme dhe ne baze te aktiviteteve kriminale. Pas sekuestrimit te lagunes dhe te viles, Gjykata e Krimeve te Renda ka marre ne shqyrtim edhe kerkesen e prokurorit Adnand Xholi ne lidhje me shqyrtimet per pasurine bankare te kreut te grupit. Aldo Bare akuzohet nga ana e prokurorise per “drejtim te organizates kriminale”, “vrasje”, “shkaterrim te prones me zjarr”, “dhunim te varreve”, “vjedhje me dhune ne bashkepunim”. Procesi ne ngarkim te tij po zhvillohet ne mungese, nderkohe qe krahu i djathte, Enver Dondollaku, u denua me gjykim te shkurtuar 25 vjet heqje lirie, vendim qe e ka apeluar.

Si u arrestua Bare ne Turqi

Aldo Bare, i njohur ndryshe me emrin e Alfred Shkurti, ra ne pranga ne Izmir te Turqise ne muajin mars te vitit 2006, afer zones se Stambolli. Edhe pse i kerkuar prej dhjete vitesh ne Shqiperi, ndalimi i te akuzuarit si kreu i Bandes se Lushnjes u be i mundur pas nderhyrjes se autoriteteve italiane, qe e kerkonin ate per trafik nderkombetar te lendeve narkotike. Bare mbante identitet te rreme, si dhe pasaporte maqedonase. Ai u kap brenda nje apartamenti, ku strehohej prej disa muajsh, pasi kishte udhetuar ne Maqedoni e Bullgari, ku dhe ishte fshehur per nje kohe te gjate. Ekstradimi i Bares eshte miratuar nga ana e autoriteteve turke per interesa te vendit tone, por ceshtja eshte ankimuar nga i akuzuari dhe pritet vendimi i dyte i gjykates turke. Nderkohe qe kreu i Bandes se Lushnjes kerkohet edhe nga ana e autoriteteve italiane.

Posted by a1 at 05:55:15
Comments

Leave a Reply