Wednesday, June 4, 2008

Laguna e Karavastase

Laguna e Karavastasë - gjendet në pjesën qendrore të ultësirës perendimore té detit Adriatik. Ajo kufizohet nga lumi i Shkumbinit në Veri, lumi i Semanit në Jug dhe kodrat e Divjakës ne Perendim.
Kjo lagune (rreth 4,200 ha) ështè e mirënjohur per praninë e nje kolonie te Pelikaneve Dalmat, i cili është nje shpend i rrezikuar per zhdukje nê shkallê botërore. Prezenca e kêsaj kolonie ka qenë një ndër arsyet kryesore që cuan né dhenien lagunes së Karavastasë statusin e nje zone të lagesht te rëndësisê ndërkombëtare në kuadrin e Konventës së Ramsarit. Ne kete zone gjithashtu jane te pranishëm me teper se 200 lloje të tjera zogjsh disa prej te cilëve jane rrezikuar per zhdukje nê shkallë botërore si p.sh. Karabullaku I vogel, Rosa kokebardhë, Shqiponja e madhe e rosave dhe Shqipja e stepave.

Pëbërja e Lagunës

Perreth lagunës haset një mozaik habitatesh bregdetare si kallamishte, duna rére, pyje, marina dhe këneta te kripura. Ne dunat e vjetra bregdetare që shtrihen pergjatë vijés bregdetare sot lulëzon nje pyll i pasur gjetherenës dhe pisha, nje pjesë e të cilit është shpallur Park Kombëtar.
Brezi i dunave që ndan lagunen nga deti formon nje plazh rëre 100m të gjerë, qê fillon menjëherê pas pyllit me pisha, duke formuar një pamje mjaft të bukur dhe terheqese per vizitorët e shumtë vendas që vijnë ketu gjate muajve të verës.
Me tepër se 16,500 banorë jetojne në afërsi te kesaj lagune. lnfrastruktura e 12 fshatrave ështê nê nje gjendje të veshtire. Ne lagune ushtron aktivitetin e saj nje kooperativê
peshkimi me 83 punetore e cila peshkon Shojza, Levrek, Koce, Ngjaia dhe Qefull kryesisht per eksport nê itali.
Plazhi i Karavastasé preferohet nga pushues vendas, numri i te cilëve arrin deri ne 8,000 vizitore per një ditë gjate muajve të veres. Megjithëse frekuentohet nga nje numer i madh pushuesish strukturat e shërbimit jane te demtuara dhe kane nevoje per riparime te metejshme.
 

Posted by a1 at 20:01:26
Comments

Leave a Reply