Karakteri fizik
Laguna e Kravastasë shtrihet ndermjet dy zonave klimatike; asaj Mesdhetare dhe e Nen-zonès Qendrore. Sasia mesatare vjetore e rreshjeve éshtë 550 - 1200 mm e shperndaré né 85
- 100 ditë te vitit, duke qené né keto shifra nje nga vlerat me te ulta ne Shqiperi. Dy të tretat e kësaj sasie bien né peniudhen Nentor - Mars. Muajt me te lagesht jane Tetori dhe Néntori. Reshjet jane pothuajse krejtésisht né formé shiu dhe shumé pak bie breshér dhe bore. Dimri është i buté dhe Janari éshté muaji me i ftohté i vitit (temperatura mesatare 8.5*C). Temperatura mesatare vjetore eshtë 18.8*C.
Ultésira bregdetare rrihet mjaft nga erërat te citat jane me té forta gjate muajit Shkurt. Era fryn ne dy drejtime kryesore Jug-Lindje gjate vjeshtés dhe dimrit, dhe Veri-Perendim gjatë pranveres dhe verés.
Gjeomorfologjia
Pjesa qendrore e bregdetit Shqiptar formon pjesén e Ultësirês sé Adriatikut, qé perbehet nga molasët e Miocenit dhe Pliocenit me permbajtje nafte dhe gazi. Siper kétyre shtresave ndodhen depozitimet me origjinë detare dhe aluvionale te Kuaternarit. Shelfi kontinental dhe vargjet antiklinale né brendési të kontinentit te formuar nga depozita të Pliocenit dhe Tortonianit, gjithashtu permbajne ndoshta sasi nafte dhe gazi.
Nga pikëpamja gjeomorfologjike dallohen qarte dy proçese:
a) Grumbullimi dhe depozitimi i rerës me origjine kryesisht nga brendésia e kontinentit, e cila ndryshon vijén bregdetare, krijon laguna, rimbush plazhet.
b) një erozion te mesem deri né té fuqishém, që ndikon né brigjet e ulta dhe né rripat ranore. Zona e Karavastasé shtrihet né pjesen me dinamike te bregdetit Shqiptar ku ka depozitim té sedimenteve nga tumenjtë Shkumbin dhe Seman.
Laguna e jashtme - Godulla - eshté krijuar nga rrymat bregdetare gjate ketij shekulli, por brezi i reres qe e ndan ate nga deti tani éshté duke ju nenenshtruar nje erozioni tê forte. Sedimentet e lumit te Shkumbinit ishin duke krijuar një laguné te re te vogel té quajtur “Lag una e Spiaxhos”, por gjaté dimnit te vitit 1995/96 grykederdhja e lumit té Shkumbinit u zhvendos 5 km né veri duke bere qé ky proces i fomimit te kesaj laguné te nderpritet.
Uji i lagunës
Ekologjia dhe peshkimi né lagunen e Karavastasé, si per çdo lagune tjetër, influencohen né një shkallé te madhe nga shkalla e eutrofikimit dhe kripésia e ujrave te késaj lagune. Kater faktorë bejne qé eutrofikimi dhe kripésia te jené çeshjte kritike per Karavastasé. (i) sasia e vogel e ujit te embël qé derdhet né laguné; (ii) një komunikim i dobet i lagunés me detin; (iii) ndotje me origjiné nga toka dhe nga deti; dhe (iv) ujerat e cekéta (thellësia maksimale 1.3 m) gjate verés nxehen vende-vende se tepermi den né 30CC. Gjaté stinés Se verés ekziston rreziku zhvillimit te nje gjendje Hiper-Eutrofikimi, kur bakteriet behen hiper-aktive né kushtet e njé temperature te larté dhe konsumojne gjithe oksigjenin e pranishem. Ne kushte mungese oksigjeni (anaerobike) sedimentet çlirojne sulfur hidrogjeni 1 ciii eshte tepér helmues per floren dhe faunén dhe mund te shfarosë bimé dhe kafshë té ndryshme qé jetojne né lagune pertej njé pike nga ku ato mund ta rimarrin veten.
Pellgu ujémbledhés i veté lagunes sé Karavastasé ështé i vogel. Vija ujendarese e kétij pellgu ujémbledhés formohet nga Kanali i Térbufit në veri, kodrat e Divjakes né Lindje dhe Kanali i Myzeqese ne Jug. Diga artificiale ndainé lagunen nga fushat e drenazhuara. Dy kanale te médhenj drenazhojné tokat bujqesore me në bnendési té zones së Karavastasé, duke anash-kaluar lagunén. Ne vere, kur reshjet jane te pakta niveli i ujit te Jagunes bie nreth 30 cm dhe kripesia e ujit arrin vlerén 35 g/liter. Ne vené knipësia e ujit ne afersi té tokés se thaté éshté aktualisht me e madhe se ajo e ujit né afersi të kanaleve te komunikimit me detin (Jashtë stinës se verës vlerat tipike jane 19 g/l prane tokès se thatë dhe 25 g/l afër kanaleve).
Ne te njejten kohë shkémbimi i ujit me detin éshtéiI pakét. Uji i lagunes qarkullon si rezultat i veprimit te baticé-zbatices me njé cikël prej 12 orésh. Per gjashte ore niveli ujit ngrihet dhe ai futet né laguné, né gjashte ore të tjera kemi zbaticë dhe uji i lagunes rrjedh per në det. Ky cikél ka njé ndikim te vogel né nivelin e ujit né lagune, i cili ngrihet vetém 2 cm, sepse niveli i baticë-zbaticés èshte i vogel (30 cm) dhe kanalet e komunikimit te lagunes me detin jane të vegjel. Volumi i uje-shkembimit me detin gjate njé cikli baticé-zbatice éshtë perafersisht 1/50 e volumit te lagunes. Kjo eshté nje vleré e vogel po té krahasohet me lagunen e Venecies, ku per cdo cikel laguna shkémben me detin rreth 1/3 e gjithe volumit té saj.