Wednesday, June 4, 2008

Divjaka Dhe Laguna Karavastase

Peshkun e perdorin kudo dhe kurdo, banoret e varfer te kesaj zone. Me sakte, ai ka atributet e nje perendie per ta. U duket sikur u mbron ekzistencen, por nga ana tjeter edhe i ushqen per te perballuar jeten e tyre te veshtire, banoret e Karavastase. Me te vjetrit, qe jane ende gjalle, dalin ende ne brigjet e lagunes dhe ‘bashkebisedojne’ me peshqit, ndersa me te rinjte u duhet qe te marrin rremat dhe te lundrojne per t’u ushqyer me te. “Po, ne ushqehemi me peshkun, rritemi me peshkun dhe kur vdesim na kujtojne me peshkun”, me thote Thanas Sota, nje peshkatar i vjeter ne profesion, por qe ne fakt nuk eshte me shume se 45 vjec. Jane njeqind veta, qe punojne ne Lagunen e Karavastase. Me mire peshkojne te organizuar, ne nje firme, per te mbijetuar. Ne mengjez nderrohen dhe i lene porosite e fundit njeri-tjetrit dhe pastaj u duhet qe te bejne nje sy gjume, per turnin e ardhshem. E dita nderron diten, njesoj. Eshte nje ritual qe eshte perseritur gjithmone. Megjithese para viteve ‘90, peshkataret e Karavastase, dilnin nga shtepia ne fillim te javes dhe perfundonin ne shtepi, ne fund te saj. “Peshkimi nuk ka kohe. Por, nga ana tjeter ka edhe kohen e tij”, thote Tahir Zela, administratori i firmes se vetme te peshkimit, qe punon ne Lagune. Ne kete vend, ai punon dhe drejton, qe kur eshte diplomuar ne vitin e larget 1971. “Nuk e kisha menduar se do te lidhesha keshtu ndonjehere me peshkun, por jeta eshte jete. Edhe kur te dal ne pension, do t’u shfaqem si lugat ketyre”, ben ai shaka me peshkataret, qe punojne prane tij.

Laguna dhe jeta

Laguna e Karavastase eshte atje ku ka qene gjithmone, por vetem gjeografikisht. Sepse, per njerezit qe nuk kane qene, ajo nuk eshte aspak aq afer. Pasi kalon Divjaken dhe futesh ne pyllin e saj, te duhet qe te udhetosh pergjate bregut, ne nje rruge ku nderthurren dunat ranore, hapesira e madhe me rere e plazhit dhe nje pyll i dendur me pisha. Pas ketyre, ne ekstremin tjeter, shkon ne Karavasta. Afrimin drejt saj ta lajmerojne postblloqet e rregullta te ndermarrjes dhe urdhri i prere i administratorit, qe askush nuk duhet qe te kaloje permes tyre… pa leje. Dhe, pa urdhrin e Zeles, ketu nuk leviz asgje. Me sakte nuk pitetin. Packa se disa ‘guximtare’, gjuajne fshehurazi edhe me mjete te denuara. Peshkimi ne Karavasta zhvillohet ne dajlanin e vendosur ne nje mjedis qe ndodhet mes tre kanaleve te komunikimit dhe detit. Per te kryer peshkimin punohet qe nga grepat per amatoret deri tek rrjetat dhe rrjetat selektive, per profesionistet. Te ashtequajturat Pireta jane te perdorshme per ngjalat, dhe ato jane vecmas vendit, ku merret peshku, me cernike, ne dajlan, ne vendet e posacme.

Te gjithe jane te bindur per bisnesin e tyre, qe pervec se ka punesuar 100 njerez ne pune, mban edhe jeten e disa qindra te tjereve, ne fshatrat perreth, qe presin me padurim ne fund te muajit rrogen e tyre. Nuk mbin gje, per fatin e keq. Ketu e ndjen ne faktin e thjeshte sepse ketu njeriu gjen cuditerisht toponomi te tille si: Vendi i Vdekur, Toka e Vdekur… Por, ne kete vend, jane individet me te rradhe te faunes shqiptare. Shkencetaret pretendojne per 51.000 individe syresh. Jane sebashku rreth 228 specie shpendesh, 29 specie reptilash dhe amfibesh, si edhe 25 lloje sisoresh, qe nuk jane gjetiu ne Shqiperi. Thellesia e Lagunes eshte deri ne 8 metra, ndersa kripshmeria eshte 15 miligram per liter ne dimer dhe vazhdon me 58 miligram per liter ne vere. Ndersa ne te kaluaren prodhimi varionte nga 100-300 kilogram per hektare, e ku deri 60 tone ne vit i takonin ngjales, tashme prodhohen deri ne 800 kuintal peshk e ngjala. Por, ky vend nuk eshte me i njohur per jeten e varfer tyre sesa per individet e rralle te faunes dhe flores, qe mban. E te gjitha jane te dokumentuara ne Karavasta. Aq, sa per te, Shqiperia ka aderuar edhe ne marreveshjen e Ramsarit, vendim qe tashme duhet ti pergjigjet nje me nje Lagunes. Shume nga speciet jane te rralla dhe te kercenuara globalisht. Gati 6% e pelikanit kacurrel gjendet ne kete vend. “Dhe ne e ruajme ate, -thote per Pelikanin kacurrel, Zela,-sepse vertete ushqehet me gati 7 kilogram peshk, por nga ana tjeter eshte ai shkaku, qe ky vend ruhet kaq shume”.

Peshkataret

Jane shume te disiplinuar dhe gati pa goje. Thanasi, qe mundohet te na tregoje gjithshka, heshton vazhdimisht. Mbase kete heshtje, ua dikton jeta e veshtire, qe i afron me shume me ujin sesa me steren. Vine nga Divjaka, Miza, Kryekuqi, Remsi, Karavastaja dhe pastaj nga te gjithe fshatrat. Nuk kane tjeter me cfare te merren pervec se me peshk. Thoma Ziu, Arqile Shuli, Llaz Xharo, Thoma Kola, Sherbet Sina, Arqile Todri etj kete pune e kane te fiksuar dhe nuk e nderrojne me asgje. Kjo tashme eshte sanksionuar ndoshta edhe ne AND-ne e tyre. Ndoshta ishte kjo ide, qe i beri ata qe t’i kthenin rremat dhe cerniket (rrjetat e vogla qe kapin peshk) ne arme per te mbrojtur institucionin e tyre, ne vitin 1997, kujton i menduar Tahir Zela. Ishte koha, kur bandat e armatosura, qe kane arritur deri ne 70 veta, kane dashur te hedhin ne ere kete institucion, qe mban me buken-peshk, nje komunitet te tere njerezish te varfer. Nje institucion qe perbehet nga pak ndertesa te vjetra, (qe mund t’i karakterizosh si muzeale) nga nje mjedis i thjeshte frigoriferik, vendin ku kapet peshku dhe pajisjet e tij me te domosdoshme. “Kjo eshte puna e tyre, por edhe jeta e tyre”, thote Zela per peshkataret qe e nderojne njesoj si nje ‘plak’ te vjeter por dhe si nje profesionist te vertete. “Eshte i rralle, por edhe shume i veshtire peshkimi. Kjo eshte arsyeja qe dikur, profesionin e peshkatarit e rendisnin si te dytin ne veshtiresi, pas atij te minatorit”, thote Zela, i veshur thjesht, qe shpesh here ka qene keshilltar, per problemet e peshkut ne vend. Ai, sebashku me kater ndihmes te tij, nga te cilet nje llogaritare, nje magazinier, nje marangoz, jane administrata e kesaj firme.

Pse nuk investohet

Nuk bejne dot nje hap me shume sepse u duhet qe te rinovojne licensen e tyre nje here ne vit. “Kjo eshte pengesa jone me e madhe per te investuar. Sepse, po te kishim nje license me afat me te gjate do te gjenim edhe hapesiren e duhur per te investuar me shume”, thote Zela. Kjo eshte pengesa kryesore qe ne kete vend, nuk investohet. Dhe kete e shikon ne mjediset e vjetra kancelarike dhe nga vete dhoma e administratorit dhe godinat qe jane te sterlodhura nga perdorimi i gjate. “S’ka gje, puna nuk behet ketu, thote Zela. Atje behet puna”, dhe tregon lagunen e madhe me sy. Kete e aprovon vazhdimisht edhe Thanasi, qe eshte nje nga dhjete brigadieret e ndermarrjes se tij. Ai, ashtu si gjithe te tjeret, paguhen me nje rroge qe varion 20.000-30.000 leke ne muaj. Me kete rroge, gati paguhen te gjithe njerezit e ekuipazhit te peshkatareve, te cilet jane te shperndare ne 30 varka. Qe duhet thene se nuk jane te reja, bashke me shume gjera te tjera, qe perbejne dhe marrin peshkun ne dajlanin e Karavastase. Nese do te investohej, ne kete vend, te gjitha keto pajisje do te ishin me te reja dhe kuptohet edhe prodhimi do te ishte me i bollshem . Dhe, nese do te investohej do te behej dicka per tre kanalet, me te cilat lidhet Deti me lagunen, qe te thelloheshin dhe keshtu te kishte mundesi qe te behej me mire nderrimi i ujrave gjate sezoneve te ndryshme, sipas Thanasit. Ne kete kuader do te sherbente edhe nje lufte me e mire qe i behej peshkimit pa leje, ose ata qe demtojne me pesticide, apo me gjueti tjeter te paligjshme.

Sfida-Te jetosh me peshkun

Per Thanasin 45 vjecar dhe per gruan e tij nuk ka asnje rruge tjeter. Po, te nderpritej peshkimi, “une do te shkoja ne Sarande”, thote ai i bindur dhe me koken e ulur poshte, sikur kjo do te ndodhte sakaq. Ne shtepi ka televizorin dhe nje frigorifer qe e ka marre prej kohesh. I mungojne disa nga pajisjet e tjera elektroshtepiake, ashtu si edhe shume peshkatareve te tjere. “Te rroje gruaja”, thote ai ‘krenar’, per kete fakt. Nga ndarja e tokave, nuk kane perfituar, sepse konsiderohen si punonjes shteterore. Per fat kane perfituar femijet. Kjo toke gjithsesi, nuk mjafton per te permbushur nevojat e familjes se Thanasit, qe perbehet nga vete ai, gruaja, dy djemte dhe vajza. Sepse toka nuk eshte pjellore. Gjithsesi ne kete mrekulli natyrore, nuk mund te shkojne te gjitha gjerat perfekt. Ajo qe mbillet, kryesisht foragjere dhe miser, perdoret per bagetine, ndersa Karavastaja, me resurset e saj te rralla, tashme te sanksionuara edhe ekologjike, mbetet vendi i vetem i mjaftueshem per ushqimin e tyre. Ja sepse ne mengjez heret, Thanasi me motocikleten e tij, e njellojte me te gjithe peshkataret, shkon ne drejtim te punes. Me pas, fillon punen qe nuk ka mbarim dhe perfundon, nje mengjez te ri, kur do te dorezoje cizmet, pantallonat dhe veshjet e tjera te peshkatarit.

Per veshtiresine

Veshtiresia e jetes se tyre eshte e madhe, por me shume ka te beje me prodhimin e tyre. Sepse, prodhimi i tyre, qe eshte i fresket, nuk mund te shkoje aq shpejt tek konsumatori. “Ndodh, ose na ka ndodhur, qe edhe ne kohen kur nuk punojme, tregtaret te cirren ne treg, sikur sheshin peshkun e Karavastase”, thote Thanasi. “E kjo na ben qe te ulim cmimin. Eshte nje konkurrence e pandershme dhe per kete kane ‘merite’ tregtaret tane qe jane te parregullt”, thote Tahiri. Kjo gjithsesi, nuk i pengon tregtare te tjere, qe te vine nga Vlora, apo nga Tirana qe te marrin te fresket peshkun e ketij vendi dhe pastaj ta servirin ne qytetin e tyre. Me nje mesatare prej 800 kuintalesh, qe prodhojne, ata e kane te mjaftueshme, per te siguruar, ne kushte konkurrence te rregullt te ardhura me te mira. Por, poret nuk mbarojne.

Dhe peshkataret zakonisht nuk flasin. E dine se kjo gjendje do te vazhdoje edhe me. Rruga do te jete e parregulluar, me te ardhurat e firmes do te behet pastrimi i kanaleve dhe tregtaret do te vazhdojne qe te shesin edhe kur nuk kapet peshkun e tyre.

Pas pune, peshkataret e ngrene zerin pak me shume se ’sa duhet’ ne klubin e tyre, qe eshte ne mjediset e firmes. Tashme jo per veshtiresite, qe ata i kane te pandara, por thjesht per te gezuar nje dite me shume nga jeta e tyre. Sepse, ata dine te flasin vetem me punen e tyre. Mbase mund te jetonin me mire, me ndonje gje tjeter, por ne kete menyre u duket se jane shume mire. “Jemi me fat qe jetojme ne kete vend”, thote Tahiri. Megjithese, intelektuali nuk e fsheh merzine, kur i permend sesi do t’i dukej, qe ky vend te shfrytezohej dhe te ishte per te gjithe ata, qe do te deshironin nga qenia si vend i mbrojtur. “Urbanizimi i pamenduar mund te sillte katastrofe per kete vend. P.sh. do te ishte veshtire, qe t’i shikonim perseri ato pak cifte te pelikanit kacurrel, qe kane mbetur e jane ne kete vend dhe qe bashkejetojne me peshkataret”, te thote ai ne menyre lakonike, duke tretur veshtrimin e tejlodhur nga jeta, mbi lagunen e paane.

Posted by a1 at 20:04:36
Comments

Leave a Reply