Administrimi i Lagunes
Duke marre ne konsiderate situatén e re të krijuar eshte pergatitur nje Plan i ri Administrimi i cili mbështetet nga nje Ligj per Administrimin e Lagunes se Karavastasë ne kuadrin e te cilit parashikohet krijimi i një mekanizmi finaciar te veçante, i quajtur Fondi i Karavastase. Qellimi i ketij plani eshte te siguroje qe aktivitete të ndryshme te pranishme ne kete zone, si bujqesia, peshkimi, zbavitja te administrohen dhe planifikohen ne menyre te tille qe te mos dëmtojnë vetitë natyrore të ekosistemit, duke siguruar perfitimin maksimal per perdoruesit e tanishëm, pa kompromentuar mundësinë e ketij ekosistemi per te kenaquar kerkesat dhe aspiratat e gjeneratave të ardhshme. Ky parim eshte edhe nje nga kérkesat e Konventes se Ramsarit (shih faqe 11). Zbatimi ne praktike i këtij parimi kerkon arritjen e nje marrveshje nepermjet paleve té interesuara, pronareve té tokave, perdoruesve të burimeve natyrore (peshkatare, bujq, gjuetaret, pylltarë), autoritetet lokale dhe rajonale si dhe vizitoret.
Ne menyre qe te balancohen interesat e të gjithe paleve, plani i administrimit parashikon një seri zonash sic shihet edhe ne harte. (vijon)
Zonat e mbrojtura rreptesisht do te perdoren per aktivitete qe kane per qeliim mbrojtjen e natyrês si dhe per pune kerkimore shkencore. Parandalimi i shqetesimit te zogjve qe folenizojnê ne kete zone do te jetë nje nga prioritetet. Ne kete drejtim ka nevoje per studime te metejshme lidhur me pranine vendndodhjen e llojeve qe kane nevoje per mbrojtje. Per shembull sot dihet shume pak lidhur me rruazoret dhe gjitaret e medhenj të zones se Karavastase.
Eshte propozuar të krijohet një Autoritet i vetem drejtues per Zonen Ramsar, i cili do te veproje si nje Autoritet i vetëm shumedisiplinor bazuar ne zone, pergjegjes per mbikqyrjen e zbatimit te Planit te Administrimit. Kjo strukture do te jetë i vetmi autoritet brenda kufirit te zones Ramsar, pergjegjes per administrimin e tokes nen pronesi shteterore si dhe do te kete te drejtë per dhenie koncesionesh apo per dhenie me qira te siperfaqeve te caktuara toke ose ujore. Kjo strukturë gjithashtu do té jete i vetmi autoritet brenda kufirit te zones Ramsar i cili do te jete pergjegjes per vendimet lidhur me planifikimin e territorit duke pasur keshtu mundesi per kontrollimin e aktiviteteve ekonomike dhe atyre rekreative/zbavitêse në zone.
Eshtë e nevojshme që Autoritetet drejtuese té zones Ramsar tè sigurojnë që mbeturinat urbane (plehrat) dhe ujrat e zeza të trajtohen sic duhet në pellgun ujembledhës te lagunes. Gjithashtu, është e nevojsheme qé aktivitetet bujqësore te miré-administrohen lidhur me perdorimin dhe reciklimin e ujit si dhe aspektet e vaditjes dhe drenazhimit të siperfaqeve bujqésore. Përdorimi i pesticideve dhe plehrave kimike duhet te kufizohet vetém per zona të vecanta, produkte dhe sezone te vecanta. Ndërtimi i infrastrukturës se nevojshme per trajtimin e ujrave té zeza éshté mjaft i kushtueshëm dhe nuk mund te perballohet nga fondet e Autoritetit té zones Ramsar, por nje investim i ketij lloji mund te konsiderohet si nje prioritet kryesor nga populisia lokale brenda dhe jashtë zones Ramsar.