Thursday, June 12, 2008

Divjaka, parku kombetar ku nuk ka vetem plazh

Prej me shume se dy javesh Divjaka eshte e gatshme te prese pushuesit e sezonit veror. Pylli me pisha me nje moshe mbi 80 vjecare i Divjakes dhe me nje siperfaqe prej afro 5 mije hektaresh, vija ranore e bregdetit me gjatesi prej me shume se 23 kilometrash si dhe jodi kurativ kane bere qe vitet e fundit bregdeti i Divjakes te afroje shume turiste vendas dhe te huaj. Rruget dhe trotuaret tashme jane ne gjendje me te mire pasi ato disa vite me pare u ndertuan dhe rikonstrukturuan prej forcave italiane te reparteve xheniere. “Eshte nje fat qe Divjaka ben pjese ne zonen bregdetare”, shprehen shume banore vendas. Kushtet ne te cilat ajo ndodhet favorizojne zhvillimin e turizmit. Kjo perben burimin me te madh te fitimit dhe njekohesisht te investimit qe vete banoret e kesaj zone kane bere dhe vazhdojne te bejne. Vlerat turistike ketu po shnderrohen gjithnje e me shume ne burime financiare. Parku Kombetar i pishave, uji e rera jane tre elemente natyrore qe Zoti i ka falur Divjakes.

Masat

Per nje fillim sa me te mbare te sezonit te plazhit, drejtues te pushtetit vendor punojne gjate gjithe vitit qe pushuesve qe frekuentojne kete plazh dhe keto bukuri te rralla natyrore, te mos u mungoje gje. Ne dispozicion te plazhisteve apo pushuesve jane vene rreth 200 apartamente ku 50 prej tyre jane banesa ne pallat. Violeta Gjeci drejtoresha e ndermarrjes komunale ne Divjake, pohon se shtepite e pushimit jane ne gjendje te mire. “Jane te pajisura me shtreter, dysheke nderkohe qe per kete sezon te ri turistik jane lyer si nga brenda ashtu edhe nga jashte”. Lidhur me kabinat e plazhit qe jane te ndertuara para viteve ‘90 ato vet nga struktura lene per te deshiruar pasi nuk ka pasur fonde per te kryer rikonstruksionin e tyre te plote. “Kemi edhe kabina te reja, pohon ajo, ndersa te vjetrat i kemi lyer me gelqere dhe i kemi pajisur me orendi shtepiake”. Ne sezonin turistik vec lokaleve te ndertuara vite me pare jane edhe lokalet e ndertuar ne brendesi te shtepive te pushimit apo edhe te kampit te punetoreve. Gjithashtu sherbejne edhe disa kioskeza te vogla qe ne te shumten e rasteve servirin pije freskuese me cmime me te lira se ne ato te restoranteve apo lodra plastike per femije per te luajtur si ne rere ashtu edhe ne det. “Ne kete vend ku dynden cdo dite nga tete mije deri ne dhjete mije pushues, ne fund jave numri i tyre shkon deri edhe 25 mije”, pohon per “Koha Jone” Josif Kruti banor i kesaj qyteze me profesion mesues. Kruti thote se, persa i perket sherbimit privat, cilesia eshte me e larte, pasi edhe kushtet jane me te mira si per fjetje ashtu edhe ne sherbimin e restoranteve. Pothuajse te gjithe klientet qe frekuentojne plazhin e Divjakes nuk rrine pa shijuar nje dreke apo darke ne lokalin e “Ali Kalit”. Aty gatuhet paster, mire dhe cmimi nuk eshte shume i kripur. E vecanta eshte se pronari i saj, Aliu, u sherben klienteve te tij hipur mbi kale, nje atraksion ky i rralle edhe per te huajt. Po ashtu menyra e servirjes se pijeve dhe ushqimit le mbresa qe te detyrojne te rikthehesh.

Plazhi

Rruga per ne bregdetin e Divjakes kalon permes nje pylli te dendur. Blerimi dhe qetesia te shoqerojne ketu ne cdo stine, duke bere qe te mos te te ike kurre deshira per t’u rikthyer. Rrugezat intime permes pyllit te ftojne ne gjirin e natyres derisa, pas disa kilometrash, shpaloset deti. Plazhi i Divjakes shtrihet ne nje vije bregdetare prej 23 kilometrash dhe nje gjeresi qe shkon deri edhe 100 metra dhe eshte rere qe ne gjuhen e tyre vendasit e quajne “kum”. Rera e bregdetit te Divjakes eshte shume e pasur me jod dhe eshte teper kurative sidomos per te semuret me reumatizem. Per te kaluar dhjete apo pesembedhjete dite ne kete rere por edhe ne qetesine qe te fal pylli me pisha me nje moshe mbi 80 vjecare apo edhe mrekullia magjepse e Lagunes se Karavastase vijen pushues jo vetem te zones se Myzeqese apo te Lushnjes por edhe nga Berati, Elbasani, Librazhdi, Saranda, Skrapari, Permeti etj. Nuk jane te pakta rastet kur vijne per t’u qetesuar e shijuar reren e Divjakes edhe pushues te huaj te cilet jo pak here kane qene te orientuar edhe prej banoreve te kesaj zone qe tashme prej shume vitesh punojne ne vende te ndryshme te botes. Pune pozitive apo publicitet kesaj zone me keto vlera te vyera kane bere edhe seminaret e shumte qe jane zhvilluar ne mjediset e shtepive te pushimit per vite me radhe me studiues vendas e te huaj. Ushqimi tradicional ne kete zone bregdetare eshte peshku por nuk mungon dhe menyja e pasur me asortimente si ngjala , karkaleci detit, kallamari ,oktapodi e deri tek mishrat si zogu i fushes, fazani, mishi i qengjit, derrit, vicit , bretkosat etj. Cdo gje qe gatuhet ne restorantet eshte e fresket dhe e shijshme. Ne banesat e marra me qera prej pushuesve ka edhe pronare banesash qe te servirin edhe ushqimin e tyre tradicional, tava me domate e speca te mbushura e plot gatime te tjera mbi bazen e resurseve bujqesore e blegtorale te zones. Thimi Rrudha nje pensionist dhe banor i Divjakes thote se nje nga problemet me te cilat ndeshet kjo zone jane mushkonjat. “Sherbimi komunal duhet qe te kujdeset edhe per sperkatjen e vatrave qe kane mushkonja, pasi ato ne sezonin e veres behen shume te bezdisshme dhe largojne edhe shume pushues”-thote pensionisti. Ndersa ate qe pushuesit nuk mund ta harrojne kurre ne kete zone eshte dera e hapur e banoreve dhe mikpritja qe ata te rezervojne.

Divjaka, si mund te shkosh

Zona e Divjakes eshte e rrethuar nga kodra te larta me gjatesi deri ne 3 kilometra dhe gjeresi qe arrin deri ne nje kilometer. Rruga qe lidh Divjaken me autostraden Lushnje-Durres-Tirane, apo Lushnje-Elbasan eshte 16 kilometra dhe eshte e shtruar me asfalt dhe nuk ka pengese per te udhetuar me cdo lloj automjeti. Nga ana tjeter drejtues te pushtetit vendor kane vene ne dispozicion te pushuesve, sidomos ne kohen e plazhit, autobuse te linjave te ndryshme. Ne dispozicion te pushuesve qe duan udhetim me te qete e komod jane edhe automjetet “taksi”, por gjithshka varet nga xhepi. Ne lidhje me emrin Divjake, ka disa gojedhena te ndryshme por banoret e kesaj zone besojne me shume ne dy versione. I pari ka te beje me dy vija uji. Pra nga “dy vijat” eshte arritur ne “Divjake”. Versioni i dyte eshte ai i Dif Difa qe simbolizon nje kafshe vigane, shtat larte dhe teper te fuqishme. Ky version eshte paraqitur edhe ne librin me titull “Divjaka nje fshat i lashte” i shkruar nga profesor Kol Nika.

Karavastaja me pelikanin dalmat

Per te shkuar ne lagunen e Karavastase nuk ka sherbim urban. Nese nuk ke nje automjet, duhet te porosisesh nje taksi. Por flora dhe fauna e kesaj zone rezervon bukuri te rralla, duke perfshire edhe shpende te eger te ralle. Banoret e zones tregojne se ne kete lagune gjendet edhe pelikani dalmat, nje shpend me bukuri te ralle. Parku kombetar i Divjakes perfshin rreth 20 mije hektare, nga te cilat rreth 3,6% llogaritet te jene rrip rere ne bregdet, rreth 6% e perben Pylli i Divjakes, rreth 30 % jane laguna dhe mocale, pothuajse gjysma eshte toke fushore bujqesore dhe rreth 12% e perbejne tokat bujqesore kodrinore. Ne kete park te konsideruar nje mrekulli te natyres, rreth 595 hektare jane siperfaqe ujore, qe perfshin lagunen e Karavastase dhe disa mocalishte. Ndersa pylli me nje siperfaqe prej afro 1275 hektaresh, krijon nje hapesire relaksi ne breg te detit, teper e preferuar nga turiste shqiptare dhe te huaj. Ky park rezervon hapesira per nje turizem gjithevjetor dhe sidomos per te pasionuarit pas natyres e gjuetise.

AKOMODIMI

Dhomat ne hotele

ne plazhin e Divjakes 8-15 euro/nate

Shtepi private

ne qytetin e Divjakes 20-35 mije leke ne 15 dite

RESTORANTET

Sallata 100-200 leke
Antipasta 350-750 leke
Spageti, rizoto 250-400 leke
Peshk 350-700 leke
Mish 400-6500 leke
Tave me fruta deti 450-550 leke
Rose e eger, 400-650 leke

Rezervati i dikurshem i gjuetise

Deri ne fund te viteve ‘80 kjo ishte zone e rezervuar per ish-udheheqesit e larte komuniste, te cilet vinin ne fundjave per te gjuajtur shpeze te egra. Ne lagunen e Karavastase rritet me shumice fazani i eger, i cili perben nje nga ushqimet me te zgjedhura, por edhe rosa e shapka te egra.

Peshku dhe kriporet e lagunes

Nje nga menyrat e mbijeteses per banoret e zones eshte peshkimi. Laguna eshte e pasur me peshq te llojeve te ndryshme, ku mbizoteron trofta. Por peshkataret dalin shpesh edhe ne det te hapur, duke sjelle ne restorantet e zones nje shumellojshmeri peshku. Ne disa vende jane ngritur edhe kripore te vogla.

Posted by a1 in 05:16:35 | Permalink | No Comments »

Divjaka

Divjaka
 
Të dhëna bazë
Siperfaqa:  
Banore:  
Dëndësia e popullsisë:  
Kodi Postar:  
Prefiksi:  
Pozita gjeografike:  
Lartësia:  
Targa e automjetit: LU

 
Zonat banuese  
Adresa e administratës së qytetit
Adresa e bashkisë: xxxx xxxxx xxxxx
Telefon/Fax:  
Internet www.divjaka.blog.com
Politikë
Kryetari bashkisë: Rako Gorreja
Partia në pushtet: PS
Vendet parlamentare: 1
Zgjedhjet e fundit:  
Zgjedhjet e ardhshme:  
Përfaqsia parlamentare
Vota në parlament:  
Vendndodhja e qytetit
 

Lashtësia

Mendohet se kodrat e Divjakes deri ne afersi te Terbufit kane qene te banuara qysh ne kohet e lashta. Kjo vertetohet edhe nga shume objekte arkeologjike te gjetura ne keto kodra, si nga varret e shumta qe gjenden neper keto vende.

Rrethinat e Divjakes

Ne jug te Divjakes ne afersi te fshatit Mize dhe Xeng nga hapja e nje kanali kullues u gjenden disa tjegula , copa rrexylli, nje gozhde kovaei 12 cm, dhe dy rrota me diameter 18 & 10 cm dhe fragmentesh enesh te ndryshme. Copat e tjegulave dhe te tullave te gjetura ne kete are jane idetike me tjegullat e tullat e gjetura neper varret e fshatrave te permendur me siper. Ne fshatin Mize jane gjetur rreth e rrotull varre te mbuluar me tjegulla me permas 70×40×2cm, poee e pjata balte si dhe vegla pune hekuri, te cilat i perkasin mesjetes se hereshme.

Te gjitha materialet te cilet jane gjetur si: Hanxhare, heshtat,pjatat kandilat, kane pas egzistuar ne muzeun e Divjakes dhe i perkisnin shekullit III-II para eres sone. Me perjashtim te pak eneve helenistike e te ndonje objekti tjeter, te gjitha te tjerat jane Iliro-shqiptare. Si do qe te jete fakt eshte se Divjaka dhe kodrat perreth saj kane qene te banuara qe ne kohe te lashta nga fisi i njohur Ilir i Taulanteve dhe me vone nga shqiptaret e hershem.

Nje fakt tjeter eshte nje gure i gjetur ne Divjake me mbishkrim latin i cili eshte nje gure rruge dhe deshmon se ne kete zone ka pasur kaluar nje rruge qe lidhte Apollonin me Dyrrahun (Durresin) dhe thuhet se ka qene nje dege e rruges Egnatia qe shkonte per ne Skampa (Elbasan) sipas hartes Krahina jone ne shekujt IV-V te eres sone

Arkeologjia

Nga zbulimet arkeologjike interes te veeante paraqe fytyra e nje femre ne reliev, Erinia, perendesha e hakmarrjes e skalitur ne nje bllok te vogel guri gelqeror. Kjo veper eshte gjetur ne murin e jashtem te Kishes se Divjakes. Ne nje bllok tjeter guri gelqeror po ne murin e kishes paraqitet ne reliev portreti i Perandorit ilir, Kostantini i Madh (306-332) i veshur me kemishe popullore ilire. Nga keto fakte mund te themi me siguri se Divjaka dhe zona e saj kane qene banuar para dyndjes se sllaveve dhe para epokes sone. Pervec gjetjeve te shumta arkeologjike, sipas dokumentave turke te viteve 1441-1450 del se Divjaka ka qene prone e nje te quajturi Dhimiter Prespa. Me pas kaloi ne pronesin e nje fare Zakonas Beu, i cili e permendet ne histori per mardhenie me Gjergj Kastriotin-Skenderbeun.

Nga viti 1450 i shekullit XV fshati mbeti ne duart e nje te quajturi Zurgo,me vone pas vitit 1450 u be prone e nenes se Sulltanit. Ne kete kohe populli u detyrua te paguante shume taksa si, vergjije, xhelepi gjithashtu per aresye se ata ishin te krishtere ata duhet te paguanin dhe takse nizamie, dhe te punonte argat tek tok e turkut. Ne afersi te Divjakes meperpara ka pas egzistuar nje fshate i quajtur Kular. Ky fshat e ka marr emrin nga disa relieve ne forme kularesh qe ishin formuar nga rrjedha e lumit Shkumbin.

Per aresye te permbytjeve te shumta nga lumi banoret u detyruan te shpernguleshin nga fshati dhe te shkonin ne Divjake ku jetuan dhe jetojne akoma disa fise si Tashi, Janko etj. Emri Prejardhja e Emrit te Divjakes Si dhe nga e ka marre kete emer nuk kemi shume informacione, por per sa dime dhe na kane lene te shkruar te paret tane ka disa teori. Rrap Mertiri mesues pensionist, i cili para clirimit ka qene mesues ne Divjak, ka degjuar prej mesuesit te mirenjohur Jani Minga se emri Divjake vjen nga fjala Divija dy vija. Ne te vertete fshati ka vija uji , njeren e quajne Perroi i rrezes dhe tjetrin Perroi i Murtajes.

Ndersa nje informacion tjeter na e jep Profesor Kol Nika ne Librin e tij Divjaka nje fshate i lashte i cili thote se e ka marre emrin nga rrenja e fjales Div ne gjuhen shqipe Dif-Diva, perdoret per kafshet mbinatyrore dhe ne menyren figurative per njerez me force vigane, te fuqishem e shtatemedhenj.

Emri Divjake permendet per here te pare ne dokumentat turke ne vitet 1441-1443-1445. Keto dokumente kane qene ne muzeun e fshatit. Nje tjeter dokument qe tregon per prejardhjen e emrit Divjake eshte dhe botimi ne nje reviste i Profesor Luk Karafilit nga Shkodra me pseudonimin Bardhyli ne artikullin e tij Kravastaja e Divjaka shkruan: Fshati Divjake mori emrin perrallor te divave te perralles se moeme qe i pershtatet princeshes Marika Matranga dhe tregon tretjen e kesaj familje me ate te princave Muzakaj te Beratit. Autori e mbeshtet kete ne nje perralle te degjuar ne Lushnje nga disa te moshuar.

Gjithashtu ne kohen e Turqise dhe deri vone para clirimit, krahina ku bente pjese Divjaka quhej Karatoprak (nga turqishtja -dhe i zi-), kjo krahine perfshinte katundet ndermjet Terbufit e gjolit te Karavastase deri ne Libofshe, por vendasit nuk e quanin veten Karatoprakas por Divjakas.

Me sa dihet pra deri me sot fjala Divjake nuk rrjedh nga ndonje emer fisi,llagapi(mbiemer), apo toponomi te mepareshme dhe nuk duhet te kete dale nga vendasit por nga njerez te tjeter qe kane shkelur e pare kete vende dhe banoret e ketij vendiPozita Pozita Gjografike

Kordinatat

Kordinatat gjeografike te Divjakes jane: gjatesia 3 km dhe gjeresia 1 km. Lartesia mbi nivelin e detit varion nga 3m deri ne 5m. Largesia nga rruga lokale deri ne rrugen nazionale eshte rreth 16 km. Per tu ardhur ne ndihme banoreve qe te udhetojne ne vende te ndryshme ne divjake ndodhet nje stacion autobuzash qe ploteson nevojat e qytetareve.

Gjeografia

Kordinatat gjeografike te Divjakes jane: gjatesia 3 km dhe gjeresia 1 km. Lartesia mbi nivelin e detit varion nga 3m deri ne 5m. Largesia nga rruga lokale deri ne rrugen nazionale eshte rreth 16 km. Per tu ardhur ne ndihme banoreve qe te udhetojne ne vende te ndryshme ne divjake ndodhet nje stacion autobuzash qe ploteson nevojat e qytetareve.

Mjedisi Natyror

Divjaka shtrihet ne brendesi te nje fushe. Ne territorin e saj ka pasuri nentokesore sic eshte gazi natyror. Keto pasuri jane shfrytezuar nga njerezit qe prej 30 vjetesh.

Format kryesore te relievit jane:

  • koder - 100 Ha
  • fushe - 1800 Ha
  • pyll - 1275 Ha
  • sip.ujore - 595 Ha

Klima dhe Moti

Klima eshte mesdhetare dhe eshte nje klime jo e shendetshme sepse ka shume kontraste midis stineve.

  • Temperatura mesatare shumevjecare vjetore eshte 21°C.
  • Temperatura mesatare shumevjecare e Janarit eshte 5°C.
  • Temperatura mesatare shumevjecare e korrikut eshte 30°C.
  • Temperatura minimale absolute eshte -1°C.
  • Temperatura maximale absolute eshte - 38°C.

Rreshjet bien kryesisht ne stinen e pranveres. Rreshjet e debores jane te rralla ne kete vend. Rreshjet e bresherit bien me shume ne stinen e pranveres. Takohen deri ne 3 dite me bresher ne vit. Ngricat jane te rralla. Takohen deri 10 dite me ngrica ne vit. Ngricat e para shfaqen ne muajin Janar ndersa te fundit ne muajin Mars. Periudha e thatesires zgjat rreth 90 dite ne vit. Ka patur raste edhe te thatesirave te tejzgjatura dhe kane qene rreth 3 raste ne 10 vjet. Era eshte e shpeshte. Ererat dominuese te gjysmes se ngrohte te vitit vijne nga jugu ndersa te gjysjmes se ftohte nga veriu. Ne Divjake nuk mungon edhe rasti i stuhive. Ato ndodhin me shpesh ne Mars dhe numerohen mesatarisht 2 dite me stuhi ne vit. Demet qe kane sjelle stupite kane qene: rrezimi i dritherave, rrezimi i pemeve te vjetra qe shpesh here shkaktonte edhe rrezimin e linjave elektrike.

Posted by a1 in 05:00:54 | Permalink | No Comments »

Tuesday, June 10, 2008

Plazhi i Divjakes pregatitet per sezonin e ri

Plazhi i Divjakes nje prej plazheve me bukuri natyrore dhe me siperfaqen me te madhe te reres kuruese eshte duke u pergatitur per sezonin e ri turistik.Pikerisht ne prag te sezonit,ndermarrja komunale po merr masa per krijimin e kushteve sa me komode per pushuesit qe kane vendosur t’i kalojne pushimet ne kete plazh.Sipas drejtoreshes se kesaj ndermarrjeje,Viotela Gjeci,jane aktivizuar rreth 30 punetore per pastrimin e vijes bregdetare dhe reres dhe po punohet per dergimin e ujit ne cdo gabine,gje e cila eshte arritur deri diku.Vec kesaj dhe nje pjese e pyllit me pisha eshte ndotur nga mbeturinat e hedhura nga keto subjekte.Ne fakt,kabinat e pushuesve jane ndertuar dhjetra me pare dhe pa patur asnje rikonstruksion.
Posted by a1 in 18:34:35 | Permalink | No Comments »

Thursday, June 5, 2008

Gjykata i heq Aldo Bares pronesine e Karavastase

Laguna e Karavastase nuk do te jete me prone e Aldo Bares, i akuzuar si kreu i “Bandes se Lushnjes”, per te cilen eshte ne proces gjyqesor. Gjykata e Krimeve te Renda aprovoi kerkesen e prokurorise per sekuestron e hapesires qe perdorej per gjueti peshku prej vitesh dhe e cilesuar si strofull strehimi per kryerje te veprave kriminale nga ana e anetareve te grupit. Ky ka qene edhe vendimi i dhene dha nga ana e togave te zeza diten e djeshme, qe i heq te drejten e administrimit 37-vjecarit perreth 14 mije metra katrore siperfaqe ne aktivitet biznesi e banesa te ndryshme ne qytetet e Divjakes dhe te Lushnjes. Pas kerkeses se bere nga ana e prokurorit Adnan Xholi, gjykata i ka kaluar Karavastane qeverise per administrim, pasi eshte vleresuar si nje prone e paligjshme. Laguna ka qene prona e Alfred Shkurtit dhe per vite me radhe, sipas hetimeve te kryera nga ana e prokurorise, eshte perdorur per nje sere veprash penale. Nga pergjimet e kryera, dyshohet se nga kjo lagune ka nisur edhe trafikimi i lendeve narkotike, per te cilen akuzohen te pandehurit e bandes. Sipas vendimit te dhene dje nga Gjykata e Krimeve te Renda, kreut te grupit i jane sekuestruar shoqeria “Laguna Karavasta” sh.p.k, e cila ka nje siperfaqe prej 11792 meter katrore, me vendndodhje ne Divjake te Lushnjes. Se bashku me Lagunen i jane sekuestruar edhe 1216 meter katrore ndertesa, si dhe pajisjet brenda objekteve, se bashku me barkat e peshkimit, rrjetat, apo dajlanet. Mesohet se gjykata ka marre edhe nje vendim ne lidhje me sekuestrimin e nje vile ne qytetin e Lushnjes, e cila ishte ne pronesi te Bares. Sipas vendimit, behet fjale per nje siperfaqe 470 metra katrore, kjo e ndodhur ne lagjen “Clirimi” te qytetit te Lushnjes, ku perfshihen 24 metra katrore garazh, si edhe 48 metra katrore magazine. Nen sekuestro jane vene edhe te gjitha pajisjet, te cilat ndodheshin brenda tyre, pasi organi i akuzes ka vleresuar se jane vene ne menyre te paligjshme dhe ne baze te aktiviteteve kriminale. Pas sekuestrimit te lagunes dhe te viles, Gjykata e Krimeve te Renda ka marre ne shqyrtim edhe kerkesen e prokurorit Adnand Xholi ne lidhje me shqyrtimet per pasurine bankare te kreut te grupit. Aldo Bare akuzohet nga ana e prokurorise per “drejtim te organizates kriminale”, “vrasje”, “shkaterrim te prones me zjarr”, “dhunim te varreve”, “vjedhje me dhune ne bashkepunim”. Procesi ne ngarkim te tij po zhvillohet ne mungese, nderkohe qe krahu i djathte, Enver Dondollaku, u denua me gjykim te shkurtuar 25 vjet heqje lirie, vendim qe e ka apeluar.

Si u arrestua Bare ne Turqi

Aldo Bare, i njohur ndryshe me emrin e Alfred Shkurti, ra ne pranga ne Izmir te Turqise ne muajin mars te vitit 2006, afer zones se Stambolli. Edhe pse i kerkuar prej dhjete vitesh ne Shqiperi, ndalimi i te akuzuarit si kreu i Bandes se Lushnjes u be i mundur pas nderhyrjes se autoriteteve italiane, qe e kerkonin ate per trafik nderkombetar te lendeve narkotike. Bare mbante identitet te rreme, si dhe pasaporte maqedonase. Ai u kap brenda nje apartamenti, ku strehohej prej disa muajsh, pasi kishte udhetuar ne Maqedoni e Bullgari, ku dhe ishte fshehur per nje kohe te gjate. Ekstradimi i Bares eshte miratuar nga ana e autoriteteve turke per interesa te vendit tone, por ceshtja eshte ankimuar nga i akuzuari dhe pritet vendimi i dyte i gjykates turke. Nderkohe qe kreu i Bandes se Lushnjes kerkohet edhe nga ana e autoriteteve italiane.

Posted by a1 in 05:55:15 | Permalink | No Comments »

Legjenda E Pyllit Te Divjakes

Pylli ruhet nga Konventa nderkombetare e “RAMSAR”-it

Pylli i Divjakes eshte formuar qe ne kohen e Skenderbeut, tregon nje plak rreth te 75 qe quhet Sotir. Sipas gojedhenave, pohon ai nje anije eshte mbytur ne brigjet e detit dhe ne hambarin e saje ka pasur fara stike (del nga bohcet e pishes). Ato qendruan ne siperfaqe dhe dallget i nxorren ne toke. Vite me pas mbine pishat dhe u formua pylli qe eshte edhe ne ditet e sotme. Pylli i Divjakes ruhet nga Konventa nderkombetare e “RAMSAR”-it e cila ka dhene fonde, por qe sipas banoreve, nuk dihet se ku kane shkuar. Nder te tjera ne kete konvente thuhet se “eshte e ndaluar rreptesisht venia dore ne pyll, si ne boten bimore dhe ne ate shtazore. Cdo gje duhet te rritet dhe te dekompozohet sipas ligjit te vete natyres”. Banoret, shprehen pesimiste, se ne kete pyll, zbatohen kaq rigorozisht kushtet e konventes.

LOKALET E VECANTA

“Pelikani”, pse njihet si Rogneri i plazhit te Divjakes

Quhet Restorant “Pelikani” dhe eshte i vetmi lokal qe vec gatimit me traditen shqiptare perdor edhe kuzhinen italiane. Ky lokal, sipas menaxherit te tij, qe ne fillimet e punes ka pasur kuzhinier italian, i cili ka punuar per kater vjet radhe. Zanatin e tij ai ia dha edhe dy kuzhiniereve shqiptare te cilet kane afro tre vjet qe e vazhdojne kete tradite. “Pelikani”, eshte nje restorant ku pushuesit thone se cmimet “djegin” pak, por ata shtojne se ka komoditet dhe nje kuzhine te pasur. Thjeshte per kete arsye, vendasit e quajne Rogneri i Divjakes.

Restorant “Alfa-Juri” ose sic njihet, “Ali Kali”

Ky restorant eshte i vetmi vend argetimi per pushuesit qe qendrojne ne Divjake ose ata ditore. 45 vjecari Ali Murrizi i cili eshte edhe pronari i ketij restoranti, eshte shume i apasionuar pas hipizmit. Ai vec punonjesve qe ka punesuar ne kete lokal, ka futur ne

pune edhe pese kuaj te cilet sherbejne per shetitje te klienteve, si dhe per spektakel. Ali Kali, pasi keshtu e therrasin pronarin e lokalit, ben spektakel mme kuajt. Ai kaleron, sherben si dhe kryen numurate ndryshem cirku. Pervec argetimit qe afron me kuaj, ne

kete lokal ka kend lojerash per femije. Gjithashtu ne kete lokal ndodhet i vetmi vend ku mund te parkohen afro 50 automjete, por pa pagese, mjafton qe qytetaret, te drekojne ne kete lokal.

TE DHENA

Cfare eshte plazhi i Divjakes

Plazhi i Divjakes ka rreth 40 vjet qe ka filluar te funksionoje ne menyre te organizuar nga shteti, pasi para ketyre viteve cdo gje ka qene ne menyre primitive. Plazhi ndodhet ne lagunen e Divjakes e cila ka nje siperfaqe prej 1 100 hektare pyje dhe nje vije bregdetare rreth 15 kilometra te gjate. Nga kjo vije bregdetare, rreth pese kilometra, shfrytezohen per plazh me nje gjeresi rreth 50 metra, nderkohe qe rera e ketij plazhi, eshte teper kurative per semundjen e reumatizmes, si dhe shytat pasi eshte e pasur me jod. Nga kjo siperfaqe pylli, 700 hektare jane shpallur rezervat ku mbareshtohen lloje te ndryshme peshqish si qefulli, levreku, bretkosa, ngjala. Persa i perket pyllit atje mbareshtohen pelikani, rosat e egra, nderkohe qe lopet dhe derrat e eger si dhe fazani, kane shkuar drejt zhdukjes. Cdo dite ne kete plazh vijne per te pushuar rreth tre mije persona nderkohe qe ne fundjave vijne deri ne dhjete mije.

Posted by a1 in 04:00:40 | Permalink | No Comments »

Wednesday, June 4, 2008

Divjaka Dhe Laguna Karavastase

Peshkun e perdorin kudo dhe kurdo, banoret e varfer te kesaj zone. Me sakte, ai ka atributet e nje perendie per ta. U duket sikur u mbron ekzistencen, por nga ana tjeter edhe i ushqen per te perballuar jeten e tyre te veshtire, banoret e Karavastase. Me te vjetrit, qe jane ende gjalle, dalin ende ne brigjet e lagunes dhe ‘bashkebisedojne’ me peshqit, ndersa me te rinjte u duhet qe te marrin rremat dhe te lundrojne per t’u ushqyer me te. “Po, ne ushqehemi me peshkun, rritemi me peshkun dhe kur vdesim na kujtojne me peshkun”, me thote Thanas Sota, nje peshkatar i vjeter ne profesion, por qe ne fakt nuk eshte me shume se 45 vjec. Jane njeqind veta, qe punojne ne Lagunen e Karavastase. Me mire peshkojne te organizuar, ne nje firme, per te mbijetuar. Ne mengjez nderrohen dhe i lene porosite e fundit njeri-tjetrit dhe pastaj u duhet qe te bejne nje sy gjume, per turnin e ardhshem. E dita nderron diten, njesoj. Eshte nje ritual qe eshte perseritur gjithmone. Megjithese para viteve ‘90, peshkataret e Karavastase, dilnin nga shtepia ne fillim te javes dhe perfundonin ne shtepi, ne fund te saj. “Peshkimi nuk ka kohe. Por, nga ana tjeter ka edhe kohen e tij”, thote Tahir Zela, administratori i firmes se vetme te peshkimit, qe punon ne Lagune. Ne kete vend, ai punon dhe drejton, qe kur eshte diplomuar ne vitin e larget 1971. “Nuk e kisha menduar se do te lidhesha keshtu ndonjehere me peshkun, por jeta eshte jete. Edhe kur te dal ne pension, do t’u shfaqem si lugat ketyre”, ben ai shaka me peshkataret, qe punojne prane tij.

Laguna dhe jeta

Laguna e Karavastase eshte atje ku ka qene gjithmone, por vetem gjeografikisht. Sepse, per njerezit qe nuk kane qene, ajo nuk eshte aspak aq afer. Pasi kalon Divjaken dhe futesh ne pyllin e saj, te duhet qe te udhetosh pergjate bregut, ne nje rruge ku nderthurren dunat ranore, hapesira e madhe me rere e plazhit dhe nje pyll i dendur me pisha. Pas ketyre, ne ekstremin tjeter, shkon ne Karavasta. Afrimin drejt saj ta lajmerojne postblloqet e rregullta te ndermarrjes dhe urdhri i prere i administratorit, qe askush nuk duhet qe te kaloje permes tyre… pa leje. Dhe, pa urdhrin e Zeles, ketu nuk leviz asgje. Me sakte nuk pitetin. Packa se disa ‘guximtare’, gjuajne fshehurazi edhe me mjete te denuara. Peshkimi ne Karavasta zhvillohet ne dajlanin e vendosur ne nje mjedis qe ndodhet mes tre kanaleve te komunikimit dhe detit. Per te kryer peshkimin punohet qe nga grepat per amatoret deri tek rrjetat dhe rrjetat selektive, per profesionistet. Te ashtequajturat Pireta jane te perdorshme per ngjalat, dhe ato jane vecmas vendit, ku merret peshku, me cernike, ne dajlan, ne vendet e posacme.

Te gjithe jane te bindur per bisnesin e tyre, qe pervec se ka punesuar 100 njerez ne pune, mban edhe jeten e disa qindra te tjereve, ne fshatrat perreth, qe presin me padurim ne fund te muajit rrogen e tyre. Nuk mbin gje, per fatin e keq. Ketu e ndjen ne faktin e thjeshte sepse ketu njeriu gjen cuditerisht toponomi te tille si: Vendi i Vdekur, Toka e Vdekur… Por, ne kete vend, jane individet me te rradhe te faunes shqiptare. Shkencetaret pretendojne per 51.000 individe syresh. Jane sebashku rreth 228 specie shpendesh, 29 specie reptilash dhe amfibesh, si edhe 25 lloje sisoresh, qe nuk jane gjetiu ne Shqiperi. Thellesia e Lagunes eshte deri ne 8 metra, ndersa kripshmeria eshte 15 miligram per liter ne dimer dhe vazhdon me 58 miligram per liter ne vere. Ndersa ne te kaluaren prodhimi varionte nga 100-300 kilogram per hektare, e ku deri 60 tone ne vit i takonin ngjales, tashme prodhohen deri ne 800 kuintal peshk e ngjala. Por, ky vend nuk eshte me i njohur per jeten e varfer tyre sesa per individet e rralle te faunes dhe flores, qe mban. E te gjitha jane te dokumentuara ne Karavasta. Aq, sa per te, Shqiperia ka aderuar edhe ne marreveshjen e Ramsarit, vendim qe tashme duhet ti pergjigjet nje me nje Lagunes. Shume nga speciet jane te rralla dhe te kercenuara globalisht. Gati 6% e pelikanit kacurrel gjendet ne kete vend. “Dhe ne e ruajme ate, -thote per Pelikanin kacurrel, Zela,-sepse vertete ushqehet me gati 7 kilogram peshk, por nga ana tjeter eshte ai shkaku, qe ky vend ruhet kaq shume”.

Peshkataret

Jane shume te disiplinuar dhe gati pa goje. Thanasi, qe mundohet te na tregoje gjithshka, heshton vazhdimisht. Mbase kete heshtje, ua dikton jeta e veshtire, qe i afron me shume me ujin sesa me steren. Vine nga Divjaka, Miza, Kryekuqi, Remsi, Karavastaja dhe pastaj nga te gjithe fshatrat. Nuk kane tjeter me cfare te merren pervec se me peshk. Thoma Ziu, Arqile Shuli, Llaz Xharo, Thoma Kola, Sherbet Sina, Arqile Todri etj kete pune e kane te fiksuar dhe nuk e nderrojne me asgje. Kjo tashme eshte sanksionuar ndoshta edhe ne AND-ne e tyre. Ndoshta ishte kjo ide, qe i beri ata qe t’i kthenin rremat dhe cerniket (rrjetat e vogla qe kapin peshk) ne arme per te mbrojtur institucionin e tyre, ne vitin 1997, kujton i menduar Tahir Zela. Ishte koha, kur bandat e armatosura, qe kane arritur deri ne 70 veta, kane dashur te hedhin ne ere kete institucion, qe mban me buken-peshk, nje komunitet te tere njerezish te varfer. Nje institucion qe perbehet nga pak ndertesa te vjetra, (qe mund t’i karakterizosh si muzeale) nga nje mjedis i thjeshte frigoriferik, vendin ku kapet peshku dhe pajisjet e tij me te domosdoshme. “Kjo eshte puna e tyre, por edhe jeta e tyre”, thote Zela per peshkataret qe e nderojne njesoj si nje ‘plak’ te vjeter por dhe si nje profesionist te vertete. “Eshte i rralle, por edhe shume i veshtire peshkimi. Kjo eshte arsyeja qe dikur, profesionin e peshkatarit e rendisnin si te dytin ne veshtiresi, pas atij te minatorit”, thote Zela, i veshur thjesht, qe shpesh here ka qene keshilltar, per problemet e peshkut ne vend. Ai, sebashku me kater ndihmes te tij, nga te cilet nje llogaritare, nje magazinier, nje marangoz, jane administrata e kesaj firme.

Pse nuk investohet

Nuk bejne dot nje hap me shume sepse u duhet qe te rinovojne licensen e tyre nje here ne vit. “Kjo eshte pengesa jone me e madhe per te investuar. Sepse, po te kishim nje license me afat me te gjate do te gjenim edhe hapesiren e duhur per te investuar me shume”, thote Zela. Kjo eshte pengesa kryesore qe ne kete vend, nuk investohet. Dhe kete e shikon ne mjediset e vjetra kancelarike dhe nga vete dhoma e administratorit dhe godinat qe jane te sterlodhura nga perdorimi i gjate. “S’ka gje, puna nuk behet ketu, thote Zela. Atje behet puna”, dhe tregon lagunen e madhe me sy. Kete e aprovon vazhdimisht edhe Thanasi, qe eshte nje nga dhjete brigadieret e ndermarrjes se tij. Ai, ashtu si gjithe te tjeret, paguhen me nje rroge qe varion 20.000-30.000 leke ne muaj. Me kete rroge, gati paguhen te gjithe njerezit e ekuipazhit te peshkatareve, te cilet jane te shperndare ne 30 varka. Qe duhet thene se nuk jane te reja, bashke me shume gjera te tjera, qe perbejne dhe marrin peshkun ne dajlanin e Karavastase. Nese do te investohej, ne kete vend, te gjitha keto pajisje do te ishin me te reja dhe kuptohet edhe prodhimi do te ishte me i bollshem . Dhe, nese do te investohej do te behej dicka per tre kanalet, me te cilat lidhet Deti me lagunen, qe te thelloheshin dhe keshtu te kishte mundesi qe te behej me mire nderrimi i ujrave gjate sezoneve te ndryshme, sipas Thanasit. Ne kete kuader do te sherbente edhe nje lufte me e mire qe i behej peshkimit pa leje, ose ata qe demtojne me pesticide, apo me gjueti tjeter te paligjshme.

Sfida-Te jetosh me peshkun

Per Thanasin 45 vjecar dhe per gruan e tij nuk ka asnje rruge tjeter. Po, te nderpritej peshkimi, “une do te shkoja ne Sarande”, thote ai i bindur dhe me koken e ulur poshte, sikur kjo do te ndodhte sakaq. Ne shtepi ka televizorin dhe nje frigorifer qe e ka marre prej kohesh. I mungojne disa nga pajisjet e tjera elektroshtepiake, ashtu si edhe shume peshkatareve te tjere. “Te rroje gruaja”, thote ai ‘krenar’, per kete fakt. Nga ndarja e tokave, nuk kane perfituar, sepse konsiderohen si punonjes shteterore. Per fat kane perfituar femijet. Kjo toke gjithsesi, nuk mjafton per te permbushur nevojat e familjes se Thanasit, qe perbehet nga vete ai, gruaja, dy djemte dhe vajza. Sepse toka nuk eshte pjellore. Gjithsesi ne kete mrekulli natyrore, nuk mund te shkojne te gjitha gjerat perfekt. Ajo qe mbillet, kryesisht foragjere dhe miser, perdoret per bagetine, ndersa Karavastaja, me resurset e saj te rralla, tashme te sanksionuara edhe ekologjike, mbetet vendi i vetem i mjaftueshem per ushqimin e tyre. Ja sepse ne mengjez heret, Thanasi me motocikleten e tij, e njellojte me te gjithe peshkataret, shkon ne drejtim te punes. Me pas, fillon punen qe nuk ka mbarim dhe perfundon, nje mengjez te ri, kur do te dorezoje cizmet, pantallonat dhe veshjet e tjera te peshkatarit.

Per veshtiresine

Veshtiresia e jetes se tyre eshte e madhe, por me shume ka te beje me prodhimin e tyre. Sepse, prodhimi i tyre, qe eshte i fresket, nuk mund te shkoje aq shpejt tek konsumatori. “Ndodh, ose na ka ndodhur, qe edhe ne kohen kur nuk punojme, tregtaret te cirren ne treg, sikur sheshin peshkun e Karavastase”, thote Thanasi. “E kjo na ben qe te ulim cmimin. Eshte nje konkurrence e pandershme dhe per kete kane ‘merite’ tregtaret tane qe jane te parregullt”, thote Tahiri. Kjo gjithsesi, nuk i pengon tregtare te tjere, qe te vine nga Vlora, apo nga Tirana qe te marrin te fresket peshkun e ketij vendi dhe pastaj ta servirin ne qytetin e tyre. Me nje mesatare prej 800 kuintalesh, qe prodhojne, ata e kane te mjaftueshme, per te siguruar, ne kushte konkurrence te rregullt te ardhura me te mira. Por, poret nuk mbarojne.

Dhe peshkataret zakonisht nuk flasin. E dine se kjo gjendje do te vazhdoje edhe me. Rruga do te jete e parregulluar, me te ardhurat e firmes do te behet pastrimi i kanaleve dhe tregtaret do te vazhdojne qe te shesin edhe kur nuk kapet peshkun e tyre.

Pas pune, peshkataret e ngrene zerin pak me shume se ’sa duhet’ ne klubin e tyre, qe eshte ne mjediset e firmes. Tashme jo per veshtiresite, qe ata i kane te pandara, por thjesht per te gezuar nje dite me shume nga jeta e tyre. Sepse, ata dine te flasin vetem me punen e tyre. Mbase mund te jetonin me mire, me ndonje gje tjeter, por ne kete menyre u duket se jane shume mire. “Jemi me fat qe jetojme ne kete vend”, thote Tahiri. Megjithese, intelektuali nuk e fsheh merzine, kur i permend sesi do t’i dukej, qe ky vend te shfrytezohej dhe te ishte per te gjithe ata, qe do te deshironin nga qenia si vend i mbrojtur. “Urbanizimi i pamenduar mund te sillte katastrofe per kete vend. P.sh. do te ishte veshtire, qe t’i shikonim perseri ato pak cifte te pelikanit kacurrel, qe kane mbetur e jane ne kete vend dhe qe bashkejetojne me peshkataret”, te thote ai ne menyre lakonike, duke tretur veshtrimin e tejlodhur nga jeta, mbi lagunen e paane.

Posted by a1 in 20:04:36 | Permalink | No Comments »

Karakteri fizik

Klima

Laguna e Kravastasë shtrihet ndermjet dy zonave klimatike; asaj Mesdhetare dhe e Nen-zonès Qendrore. Sasia mesatare vjetore e rreshjeve éshtë 550 - 1200 mm e shperndaré né 85
- 100 ditë te vitit, duke qené né keto shifra nje nga vlerat me te ulta ne Shqiperi. Dy të tretat e kësaj sasie bien né peniudhen Nentor - Mars. Muajt me te lagesht jane Tetori dhe Néntori. Reshjet jane pothuajse krejtésisht né formé shiu dhe shumé pak bie breshér dhe bore. Dimri është i buté dhe Janari éshté muaji me i ftohté i vitit (temperatura mesatare 8.5*C). Temperatura mesatare vjetore eshtë 18.8*C.
Ultésira bregdetare rrihet mjaft nga erërat te citat jane me té forta gjate muajit Shkurt. Era fryn ne dy drejtime kryesore Jug-Lindje gjate vjeshtés dhe dimrit, dhe Veri-Perendim gjatë pranveres dhe verés.

Gjeomorfologjia

Pjesa qendrore e bregdetit Shqiptar formon pjesén e Ultësirês sé Adriatikut, qé perbehet nga molasët e Miocenit dhe Pliocenit me permbajtje nafte dhe gazi. Siper kétyre shtresave ndodhen depozitimet me origjinë detare dhe aluvionale te Kuaternarit. Shelfi kontinental dhe vargjet antiklinale né brendési të kontinentit te formuar nga depozita të Pliocenit dhe Tortonianit, gjithashtu permbajne ndoshta sasi nafte dhe gazi.
Nga pikëpamja gjeomorfologjike dallohen qarte dy proçese:
a) Grumbullimi dhe depozitimi i rerës me origjine kryesisht nga brendésia e kontinentit, e cila ndryshon vijén bregdetare, krijon laguna, rimbush plazhet.
b) një erozion te mesem deri né té fuqishém, që ndikon né brigjet e ulta dhe né rripat ranore. Zona e Karavastasé shtrihet né pjesen me dinamike te bregdetit Shqiptar ku ka depozitim té sedimenteve nga tumenjtë Shkumbin dhe Seman.

Laguna e jashtme - Godulla - eshté krijuar nga rrymat bregdetare gjate ketij shekulli, por brezi i reres qe e ndan ate nga deti tani éshté duke ju nenenshtruar nje erozioni tê forte. Sedimentet e lumit te Shkumbinit ishin duke krijuar një laguné te re te vogel té quajtur “Lag una e Spiaxhos”, por gjaté dimnit te vitit 1995/96 grykederdhja e lumit té Shkumbinit u zhvendos 5 km né veri duke bere qé ky proces i fomimit te kesaj laguné te nderpritet.

Uji i lagunës

Ekologjia dhe peshkimi né lagunen e Karavastasé, si per çdo lagune tjetër, influencohen né një shkallé te madhe nga shkalla e eutrofikimit dhe kripésia e ujrave te késaj lagune. Kater faktorë bejne qé eutrofikimi dhe kripésia te jené çeshjte kritike per Karavastasé. (i) sasia e vogel e ujit te embël qé derdhet né laguné; (ii) një komunikim i dobet i lagunés me detin; (iii) ndotje me origjiné nga toka dhe nga deti; dhe (iv) ujerat e cekéta (thellësia maksimale 1.3 m) gjate verés nxehen vende-vende se tepermi den né 30CC. Gjaté stinés Se verés ekziston rreziku zhvillimit te nje gjendje Hiper-Eutrofikimi, kur bakteriet behen hiper-aktive né kushtet e njé temperature te larté dhe konsumojne gjithe oksigjenin e pranishem. Ne kushte mungese oksigjeni (anaerobike) sedimentet çlirojne sulfur hidrogjeni 1 ciii eshte tepér helmues per floren dhe faunén dhe mund te shfarosë bimé dhe kafshë té ndryshme qé jetojne né lagune pertej njé pike nga ku ato mund ta rimarrin veten.

Pellgu ujémbledhés i veté lagunes sé Karavastasé ështé i vogel. Vija ujendarese e kétij pellgu ujémbledhés formohet nga Kanali i Térbufit në veri, kodrat e Divjakes né Lindje dhe Kanali i Myzeqese ne Jug. Diga artificiale ndainé lagunen nga fushat e drenazhuara. Dy kanale te médhenj drenazhojné tokat bujqesore me në bnendési té zones së Karavastasé, duke anash-kaluar lagunén. Ne vere, kur reshjet jane te pakta niveli i ujit te Jagunes bie nreth 30 cm dhe kripesia e ujit arrin vlerén 35 g/liter. Ne vené knipësia e ujit ne afersi té tokés se thaté éshté aktualisht me e madhe se ajo e ujit né afersi të kanaleve te komunikimit me detin (Jashtë stinës se verës vlerat tipike jane 19 g/l prane tokès se thatë dhe 25 g/l afër kanaleve).
Ne te njejten kohë shkémbimi i ujit me detin éshtéiI pakét. Uji i lagunes qarkullon si rezultat i veprimit te baticé-zbatices me njé cikël prej 12 orésh. Per gjashte ore niveli ujit ngrihet dhe ai futet né laguné, né gjashte ore të tjera kemi zbaticë dhe uji i lagunes rrjedh per në det. Ky cikél ka njé ndikim te vogel né nivelin e ujit né lagune, i cili ngrihet vetém 2 cm, sepse niveli i baticë-zbaticés èshte i vogel (30 cm) dhe kanalet e komunikimit te lagunes me detin jane të vegjel. Volumi i uje-shkembimit me detin gjate njé cikli baticé-zbatice éshtë perafersisht 1/50 e volumit te lagunes. Kjo eshté nje vleré e vogel po té krahasohet me lagunen e Venecies, ku per cdo cikel laguna shkémben me detin rreth 1/3 e gjithe volumit té saj.
 

Posted by a1 in 20:03:17 | Permalink | No Comments »

Administrimi i Lagunes

Zona bregdetare ne afersi té lagunes se Karavastasê ka perfituar nga mbrojtja e natyrshme gjë qé rezulton nga paqendrushmeria gjeomorfologjike, kufizimet në levizje dhe vendbanime te banoreve te zones, gjatë regjimit te meparshem. Fundi i regjimit komunist krijoi mundësi per një rritje dhe zhvillim veçanerisht té zones bregdetare. Ne ditët e sotme mundësia e popullates per te lévizur ështê rritur per arsye se shumë njerez sot kane makinat e tyre private. Kéta dy faktore jane né origjinen e dy tendencave per zhvillim te cilat potencialisht mund të demtojne ekuilibrin ekologjik ne këtë zone dhe qe njekohesisht kane ndryshuar thelbësisht kontekstin e administrimit té lagunes sè Karavastase. Mendohet qe rritja e numrit të vizitoreve në kete zone te jete nje nga shkaqet e paksimit te numrit të pelikanéve.

Duke marre ne konsiderate situatén e re të krijuar eshte pergatitur nje Plan i ri Administrimi i cili mbështetet nga nje Ligj per Administrimin e Lagunes se Karavastasë ne kuadrin e te cilit parashikohet krijimi i një mekanizmi finaciar te veçante, i quajtur Fondi i Karavastase. Qellimi i ketij plani eshte te siguroje qe aktivitete të ndryshme te pranishme ne kete zone, si bujqesia, peshkimi, zbavitja te administrohen dhe planifikohen ne menyre te tille qe te mos dëmtojnë vetitë natyrore të ekosistemit, duke siguruar perfitimin maksimal per perdoruesit e tanishëm, pa kompromentuar mundësinë e ketij ekosistemi per te kenaquar kerkesat dhe aspiratat e gjeneratave të ardhshme. Ky parim eshte edhe nje nga kérkesat e Konventes se Ramsarit (shih faqe 11). Zbatimi ne praktike i këtij parimi kerkon arritjen e nje marrveshje nepermjet paleve té interesuara, pronareve té tokave, perdoruesve të burimeve natyrore (peshkatare, bujq, gjuetaret, pylltarë), autoritetet lokale dhe rajonale si dhe vizitoret.

Ne menyre qe te balancohen interesat e të gjithe paleve, plani i administrimit parashikon një seri zonash sic shihet edhe ne harte. (vijon)
Zonat e mbrojtura rreptesisht do te perdoren per aktivitete qe kane per qeliim mbrojtjen e natyrês si dhe per pune kerkimore shkencore. Parandalimi i shqetesimit te zogjve qe folenizojnê ne kete zone do te jetë nje nga prioritetet. Ne kete drejtim ka nevoje per studime te metejshme lidhur me pranine vendndodhjen e llojeve qe kane nevoje per mbrojtje. Per shembull sot dihet shume pak lidhur me rruazoret dhe gjitaret e medhenj të zones se Karavastase.

Eshte propozuar të krijohet një Autoritet i vetem drejtues per Zonen Ramsar, i cili do te veproje si nje Autoritet i vetëm shumedisiplinor bazuar ne zone, pergjegjes per mbikqyrjen e zbatimit te Planit te Administrimit. Kjo strukture do te jetë i vetmi autoritet brenda kufirit te zones Ramsar, pergjegjes per administrimin e tokes nen pronesi shteterore si dhe do te kete te drejtë per dhenie koncesionesh apo per dhenie me qira te siperfaqeve te caktuara toke ose ujore. Kjo strukturë gjithashtu do té jete i vetmi autoritet brenda kufirit te zones Ramsar i cili do te jete pergjegjes per vendimet lidhur me planifikimin e territorit duke pasur keshtu mundesi per kontrollimin e aktiviteteve ekonomike dhe atyre rekreative/zbavitêse në zone.

Eshtë e nevojshme që Autoritetet drejtuese té zones Ramsar tè sigurojnë që mbeturinat urbane (plehrat) dhe ujrat e zeza të trajtohen sic duhet në pellgun ujembledhës te lagunes. Gjithashtu, është e nevojsheme qé aktivitetet bujqësore te miré-administrohen lidhur me perdorimin dhe reciklimin e ujit si dhe aspektet e vaditjes dhe drenazhimit të siperfaqeve bujqésore. Përdorimi i pesticideve dhe plehrave kimike duhet te kufizohet vetém per zona të vecanta, produkte dhe sezone te vecanta. Ndërtimi i infrastrukturës se nevojshme per trajtimin e ujrave té zeza éshté mjaft i kushtueshëm dhe nuk mund te perballohet nga fondet e Autoritetit té zones Ramsar, por nje investim i ketij lloji mund te konsiderohet si nje prioritet kryesor nga populisia lokale brenda dhe jashtë zones Ramsar.

Posted by a1 in 20:02:15 | Permalink | No Comments »

Laguna e Karavastase

Laguna e Karavastasë - gjendet në pjesën qendrore të ultësirës perendimore té detit Adriatik. Ajo kufizohet nga lumi i Shkumbinit në Veri, lumi i Semanit në Jug dhe kodrat e Divjakës ne Perendim.
Kjo lagune (rreth 4,200 ha) ështè e mirënjohur per praninë e nje kolonie te Pelikaneve Dalmat, i cili është nje shpend i rrezikuar per zhdukje nê shkallê botërore. Prezenca e kêsaj kolonie ka qenë një ndër arsyet kryesore që cuan né dhenien lagunes së Karavastasë statusin e nje zone të lagesht te rëndësisê ndërkombëtare në kuadrin e Konventës së Ramsarit. Ne kete zone gjithashtu jane te pranishëm me teper se 200 lloje të tjera zogjsh disa prej te cilëve jane rrezikuar per zhdukje nê shkallë botërore si p.sh. Karabullaku I vogel, Rosa kokebardhë, Shqiponja e madhe e rosave dhe Shqipja e stepave.

Pëbërja e Lagunës

Perreth lagunës haset një mozaik habitatesh bregdetare si kallamishte, duna rére, pyje, marina dhe këneta te kripura. Ne dunat e vjetra bregdetare që shtrihen pergjatë vijés bregdetare sot lulëzon nje pyll i pasur gjetherenës dhe pisha, nje pjesë e të cilit është shpallur Park Kombëtar.
Brezi i dunave që ndan lagunen nga deti formon nje plazh rëre 100m të gjerë, qê fillon menjëherê pas pyllit me pisha, duke formuar një pamje mjaft të bukur dhe terheqese per vizitorët e shumtë vendas që vijnë ketu gjate muajve të verës.
Me tepër se 16,500 banorë jetojne në afërsi te kesaj lagune. lnfrastruktura e 12 fshatrave ështê nê nje gjendje të veshtire. Ne lagune ushtron aktivitetin e saj nje kooperativê
peshkimi me 83 punetore e cila peshkon Shojza, Levrek, Koce, Ngjaia dhe Qefull kryesisht per eksport nê itali.
Plazhi i Karavastasé preferohet nga pushues vendas, numri i te cilëve arrin deri ne 8,000 vizitore per një ditë gjate muajve të veres. Megjithëse frekuentohet nga nje numer i madh pushuesish strukturat e shërbimit jane te demtuara dhe kane nevoje per riparime te metejshme.
 

Posted by a1 in 20:01:26 | Permalink | No Comments »

Perkatesia Administrative ,Tipi i Vendbanimit

Bashkia e Divjakes ben pjese ne qarkun Fier dhe shtrihet ne Ultesiren Perendimore te Shqiperise. Kjo bashki permbledh 9 komuna. Ky vendbanim eshtre krijuar qe ne kohet e hershme dhe gjurmet per banimin e ketij vendi jane te shumta. Te tilla mund te permendim: ene balte, monedha, vegla pune, si edhe eshtra njerezish te gjetura ne afersi te Divjakes.
 
Divjaka eshte nje vendbanim i perqendruar(me nje qender). Kryesisht banoret e lagjeve apo te grupshtepive kane lidhje gjaku. Distanca midis lagjeve eshtew rreth 1km. Ne Divjake egzistojne rreth 2000 shtepi dhe distanca nga nje shtepi tek tjetra eshte rreth 10m. Shtepite jane te ndertuara me tulle te pjekur dhe te mbuluara me tjegulla. Banesat jane kryesisht njekateshe me bodrum , por kohet e fundit po ndertohen  shtepi dy a me shume kate(vile).

Popullsia
 
Numri i popullsise se Divjakes eshte 7069 banore, prej te cileve 2054( 0-15 vjeç), 4198 (16-60), 817 (mbi 60 vjeç).

Posted by a1 in 19:59:40 | Permalink | No Comments »